Kontroll mjekësor falas për shtetasit shqiptarë nga 40-65 vjeç

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e enjte, udhëzuesin e Kontrollit Mjekësor Bazë për shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç.
Nën titullin "Të shëndetshëm, jemi të gjithë të barabartë", ministri Beqaj ka nënvizuar në udhëzim se "Kontrolli Shëndetësor Bazë i miratuar nga Këshilli i Ministrave në 3 prill 2014 është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, me qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, mjekimin në fazat e hershme, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë".
Sipas udhëzimit pas kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, shtetasit e kësaj grupmoshe gëzojnë të drejtën e këshillimit e trajtimit.
Ndërkaq,  në udhëzim thuhet se ky kontroll mjekësor bazë do të realizohet me vënien në dispozicion të 415 qëndrave shëndetësore, të shtrira në të gjithë vendin./ATSh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Shkodër bora izolon fshatrat malorë, rruga për në Theth me ngrica! Rruga nacionale Fushe-Arrez-Qafe Mali pothuajse e pakalueshme