Më shumë së 50 forca policie të Krujës, forcat operacionale të Durrësit dhe 4 dronë janë përdoru në aksionin e fundit anti kanabis të policisë së shtetit në zonën e Cudhit në Krujë.  Kontrolle intensive janë zhvilluar nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në operacionin “Territor i pastër” është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe është arritur asgjësimi i 224 fidanë të kultivuar në kubikë .

Policia njofton se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërin nga autorët ndërkohë që po punën për identifikimin e autorit tjetër. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga.

“Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e  pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët  kanabis që kishin të kultivuar në kubikë. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi. Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre. Operacioni vijon”, ka njoftuar policia.