Kontrollet e Task-Forcës së tatimeve dhe doganave, janë ndalur në sektorin e hidrokarbureve në Tiranë, për të ndalur abuzimet me çmimet e karburanteve.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda në disa subjekte të tregtimit të karburanteve në Tiranë, si moslëshim fature, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë tatimore, nuk kishin sisteme fiskalizimi, si dhe nuk kishin dokumentacion tatimor. Ndaj të gjitha dokumentet janë sekuestruar për të vijuar më tej hetimin e thelluar.
Kjo Task-Forcë përveç se ka për qëllim të identifikojë rastet e evazionit fiskal, gjithashtu ka si synim të evidentojë edhe abuzimet me çmimet e karburantit apo edhe fiksimin e tyre në një vlerë të caktuar më mënyrë të padrejtë.
Komente












