VLORË - Një pistoletë gati për qitje dhe 39 mijë euro janë sekuestruar në banesën e Rodrigo Shemshos, anëtar i një grupi kriminal që është shpallur në kërkim. Kjo u zbulua pas kontrolleve të FNSH në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.

Arma e zjarrit dhe shumë e parave që u sekuestruan në banesën e Shemshos në lagjen ‘Pavarësia’ pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e grupit kriminal.

Rodrigo Shemsho, 33 vjec akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.