Kontrolle selektive për lojërat e fatit 
Pranga 7 zyrtarëve të tatim-taksave

Kontrolle selektive për lojërat e fatit <br />Pranga 7 zyrtarëve të tatim-taksave
TIRANË - Kontrolli me selektim i pikave të basteve sportive në Tiranë dhe qyteteve të tjerë të vendit, ka vënë në pranga një specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave dhe 10 persona të tjerë, punonjës së tatimeve dhe Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit.

Ka qënë një hetim i njësisë hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, e cila 6 muaj më parë kishte nisur hetimet kryesisht, pas disa ankesa të qytetarëve që denonconin kontrollet selektive të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve.

Gjatë kësaj periudhe, prokuroria nëpërmjet përgjimeve të kryera ka arritur të inteceptojë biseda telefonike, nga të cilat rezultoi se specialisti i Tatim-Taksave Metjon Bijo, ishte njeriu që komandonte grupet e kontrollit në teren dhe ishte pikërisht Bejo ai që urdhëronte se cilat prej pikave të basteve sportive do të kontrolloheshin në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Bijo në shumicën e rasteve komunikonte me njërin nga menaxherët e pikave të basteve,shtetasin e arrestuar Kreshnik Kasaj, i cili kishte pranuar të jepte 1 milion lek të vjetra për çdo kontroll që kryenin në teren inspektorët e tatimeve dhe njësisë së mbikqyrjes së lojrave të fatit. Pas mbledhjes së provave materiale, prokuroria i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar arrestimin e 11 personave.

Operacioni “Stop”
Teksa gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesat e prokurorisë duke caktuar për 10 persona masën e “arrestit në burg” dhe për një femër masën e “arrestit në shtëpi”, urdhër arrestet kanë mbëritur në policinë e Tiranës, ku më pas është organizuar operacioni i koduar “Stop”.Ky operacion fillimisht ka nisur të mërkurën ku në prangat e policisë ka rënë specialisti i hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Metjon Bijo dhe menaxheri i lojërave të fatit, Kreshnik Kasaj.

Dyshohet se menaxheri i lojrave të fatit jepte 100.000 lekë zyrtarit të tatimeve Petrit Ahmetaj që të mos ushtronte kontroll në pikat e tij. Mësohet se këto para Ahmetaj i shpërndante te zyrtarët e tjerë, duke përfshirë dhe specialistin Metjon Bijo.

Pas ndalimit të Bijos dhe Kasajt dy ditë më parë, dje janë shoqëruar dhe ndaluar me masë sigurie “arrest në burg” shtetasit Jani Berukas, Tefik Mallkuci, Valentin Lokaj punonjës te njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Petrit Ahmetaj inspektor i Agjencisë së Mbrojtjes së konsumatorit te Bashkia Tiranë, Mensur Hoxha dhe Trendafil Tarja tek Hetimi Tatimor Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ndërsa me “arrest shtëpie” është vendosur për shtetasen me iniciale I.R.

Lidhjet korruptive
Nëpërmjet shtetasit Petrit Ahmetaj, menaxheri Kasaj shmangte kontrollet e disa prej inspektorëve të lojërave të fatit në pikat e kompanisë ku ai ishte menaxher. Pra, nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se menaxheri Kasaj, nëpërmjet lidhjeve të dyshuara korruptive me disa inspektorë të administratës tatimore dhe disa inspektorë të Njësisë së Lojërave të Fatit iu shmangej detyrimeve ligjore, pasi një pjesë e pikave të kompanisë rezultojnë të paliçensuara ose me punonjës të paregjistruar.

metjo bijo me logo
(Foto: I arrestuari Metjon Bijo)

Informacioni nga Prokuroria e Tiranës 
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka vendosur masën e arrestit për disa inspektorë të administratës tatimore dhe inspektorë të Njësive të Lojërave të Fatit, të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“.
 
Masat janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme nga ana e Policisë së Tiranës, ndërkohë që hetimet po vijojnë.

Në bazë të hetimit, i cili ka nisur kryesisht nga ana e Prokurorisë së Tiranës bazuar në informacione të mbërritura në Prokurori nga qytetarë të ndryshëm, fillimisht u arrestuan në flagrancë Kreshnik Kasaj, me funksion menaxher në një kompani bastesh, i dyshuar për “korrupsion aktiv...“ dhe shtetasi Metjon Bijo, inspektor i administratës tatimore.

Këta dy shtetas u arrestuan në datë 15 prill 2014, pasi menaxheri Kasaj po i jepte shumën prej 100 mijë lekësh të rinj inspektorit të tatimeve. Nga hetimet ka rezultuar se inspektori i tatimeve Bijo, nëpërmjet influencës së tij, ndërhynte tek disa inspektorë të tjerë, të cilëve u kërkohej të mos ushtronin kontroll tek pikat e kompanisë ku ishte menaxher Kasaj në disa qytete të Shqipërisë.
 
Në vijim të hetimeve të nisura para pak muajsh, Prokuroria e Tiranës ka arritur të krijojë dyshime të arsyeshme se Kasaj, menaxher i kompanisë së basteve me përhapje të gjerë në shumë qytete të Shqipërisë, kishte krijuar lidhje të dyshuara si korruptive edhe me Petrit Ahmetajn, i cili kishte njohje në radhën e inspektorëve të Njësisë së Lojërave të Fatit. Nëpërmjet Petrit Ahmetajt, menaxheri Kasaj shmangte kontrollet e disa prej inspektorëve të lojërave të fatit në pikat e kompanisë ku ai ishte menaxher.
 
Pra, nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se menaxheri Kasaj, nëpërmjet lidhjeve të dyshuara korruptive me disa inspektorë të administratës tatimore dhe disa inspektorë të Njësisë së Lojërave të Fatit iu shmangej detyrimeve ligjore, pasi një pjesë e pikave të kompanisë rezultojnë të paliçensuara ose me punonjës të paregjistruar.

Njoftimi i Policisë për operacionin STOP
Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe me Sektorin për Krimin Ekonomik në D.P.Q Tiranë.

Arrestohen në flagrancë dy ditë më parë  dy persona , ndalohen pasditen e sotme  8 persona të tjerë si dhe shpallen në kërkim 3 persona.
 
Sektori për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe me Sektorin për Krimin Ekonomik në D.P.Q Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të procedimit penal nr. 8256 të vitit 2014 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi disamujor nga struktura të specializuara për hetimin e rasteve të korrupsionit, finalizuan me sukses opracionin policor të koduar “Stop”.

Si rezultat i këtij hetimi , u bë ekzekutimi i masave të sigurisë së Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë për shtetasit e mëposhtëm :
Jani  Berukas, 39 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Përgjegjës Grupi në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,  
Valentin  Loka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  me specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,
Tevik Mallkuci, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  me specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,
I.R, 28 vjeçe, banues në Tiranë, , arrest shtëpie.
Trëndafil Tarja, 36 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale të “Shperdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, me detyrë Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,    

Mensur Hoxha, 37 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, me detyrë përgjegjës grupi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,   

Petrit Ahmetaj, 48 vjeç, banues në  Tiranë, me detyrë specialist në Agjensinë e Mbrotjes së Konsumatorit, në Bashkinë e Tiranës.  

U bë ndalimi për shtetasin Maltan Jacaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë me specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke shpërdoruar detyrën janë përfshirë në afera korruptive me kompani të basteve sportive dhe subjekteve të ndryshme të lojrave të fatit, të cilët kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma parash, që variojnë nga 90.000 deri në 100.000 lekë të rinj, në periudha te ndryshme kohore.

Nga ana grupit hetimor po kryhen veprime proceduriale hetimore me qellim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme si dhe identifikimin e personave te tjere të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, u bë shpallja në kërkim i tre shtetasve me inicialet AM, KD dhe X B, për të cilët po punohet për kapjen e tyre.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim te shtetasve të sipërcituar,  për veprat penale të “Korrupsionit pasiv e aktiv, të personave që ushtrojnë funksione publike” “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mospagim i tasksave dhe i tatimeve”,  “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259,  244, 245/1/2, 248, 181, dhe 25 të Kodit Penal.
 
Më datën 15.04.2015, si rezultat i këtij procedimi penal , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasëve  Metjon Bijo(specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor) dhe Kreshnik Kasaj(menaxher i kompanie bastesh ne qytetin e Tiranes).

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)