Kontrollet kundër kriminalitetit, 33 të arrestuar në 24 orë

Policia e Shtetit ka vijuar  intensifikimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Në këtë kuadër  janë  ushtruar  kontrolle për persona në kërkim, persona me precedent penal dhe me armë pa leje, verifikimin dhe ndjekje konflikteve të dhunës në familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelesve te Kodit Rrugor.

Gjatë 24 orevë të fundit në të gjithë vendin janë kapur, arrestuar e ndaluar 33 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar armë e drogë  dhe konkretisht:

- Janë kapur 8 persona që ishin të shpallur në kërkim .
- 8 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
- 2 persona për dhunë në familje.
- 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike
- 2 persona janë arrestuar nga Krimi Ekonomik e Finaciar.
- 4 persona janë në flagrancë duke vjedhur.
- 2 persona për armbajtie pa leje.
- 3 persona për vjedhje të energjisë elektrike.

Si dhe janë plotesuar 11 Kërkesë Padi për Urdhër mbrojtie.

Policia Rrugore ka vendosur 1.798  masa administrative për shkelje të ndryshme të  Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 29 leje drejtimi, e bllokuar 12 automjete pa dokumentacion përkatës.
 
Gjithashtu policia ka shoqëruar për verifikime të ndryshme, 55 persona në të gjithë vendin.

Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijoje punen me sherbime te perforcuara duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle te lokaleve te nates dhe atyre te frekuentuara nga persona me precedente penal, per te parandaluar paligjshmerine ne vend dhe krijuar nje ambjent e shoqeri me te sigurt. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0