Kontrollet në të gjithë vendin, 38 të arrestuar në gjithë vendin

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet per persona ne kerkim, persona me precedent penal dhe me arme pa leje, verifikimin dhe ndjekje konflikteve te dhunes ne familje, monitorimin dhe ndalimin e shkelesve te Kodit Rrugor.

Gjate 24 oreve te fundit ne te gjithe vendin jane kapur, arrestuar e ndaluar 38 persona per vepra te ndryshme penale dhe konkretisht:

- 7 persona ne kerkim 

- 6 persona per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

- 4 persona per dhune ne familje

- 3 persona per trafikim te lendeve narkotike

- 5 persona nga Sektori kunder Krimit ekonomik e financiar.

- 2 persona jane per perndjekie.

- 11 persona ne flagrance duke vjedhur. 

Policia Rrugore ka vendosur 1.698 masa administrative per shkelje te ndryshme te  Kodit Rrugor dhe jane pezulluar 8 leje drejtimi, e bllokuar 11 automjete pa dokumentacion perkates. 

Gjithashtu policia ka shoqeruar per verifikime te ndryshme, 53 persona ne te gjithe vendin.

Arrestimet ne Tirane, Lezhe, Gjirokaster, Elbasan e Korçe, ne Fier, Vlore, Berat e Durres, ne Qaf Bote, Morine e Kapshtice.

Edhe ne ditet ne vazhdim Policia e Shtetit do vijoje punen me sherbime te perforcuara duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle te lokaleve te nates dhe atyre te frekuentuara nga persona me precedente penal, per te parandaluar paligjshmerine ne vend dhe krijuar nje ambjent e shoqeri me te sigurt. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit