OSHEE në bashkëpunim me policinë kanë rinisur  aksionin për kontrollin e lidhjeve të paligjshme dhe vjedhjeve në rrjet.

Një ditë më parë për këtë shkak janë ndaluar disa persona, mes tyre dhe biznesmenë.
 
Burime nga OSHEE bëjnë me dije se në fokus të kontrolleve do të jenë bizneset e jo shumë abonentëve familjarë.
 
Ndërkohë siç bëhet e ditur edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar këto kontrolle. Nga drejtoria Rajonale OSHEE Tiranë janë konstatuar 5 raste të abuzimit me energjinë elektrike.
 
2 për rilidhje të paligjshme, 3 për vjedhje përmes sistemit matës. Këta tre të fundit janë biznese. Rastet janë prononcuar në Polici.
 
Sakaq po vijon aksioni nga OSHEE Shkodër, ku gjatë mbrëmjes janë shoqëruar në polici 3 abonentë.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com