Plani i masave për kontrollet e të gjithë territorit për të zbuluar rastet e kopshteve të palicencuara, i iniciuar pas skandalit në kopshtin “Stinët” ku një 3-vjeçareje dyshohet se iu thye këmba në krevat nga edukatorja, ka nisur të jap rezultatet e para.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv se nga kontrollet e kryera deri më tani janë zbuluar në total 45 kopshte të palicencuar dhe pa dokumentacion të plotë, mes të cilëve 37 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Lezhë dhe 1 tjetër në Gjirokastër.
Të gjithë janë referuar në prokuroritë përkatëse për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, në nenin 181 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim nga gjobë deri në burgim në 3 vjet.
Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima, e arrestuar të enjten e 9 nëntorit me urdhër të prokurorisë për akuzën “keqtrajtim i të miturit” me pasojë thyerjen e këmbës së vajzës 3 vjeçe,

Policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi, në lidhje me aktivitetin e kopshtit pa licencë.
S.G/Shqiptarja.com
Komente

