13 subjekte tregtimi, kryesisht të produkteve të mishit, u gjobitën nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, në Qarkun e Vlorës, pasi u konstatuan me shkelje.
Sipas fotove që publikon AKU, produktet e sallamit të mishit dhe vezëve në dyqane e fast-food tregtoheshin pa asnjë kusht higjieno-sanitar.
Gjobat u vendosën në vlerën 6 milionë e 150 mijë lekë, si dhe u krye bllokimi i rreth 22 mijë kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.
AKU ka kosntatuar mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundër-etiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.