Kontrolli Mjekësor Bazë do të shtrihet në të gjithë territorin
LEZHË, 28 Prill/ATSH-Z.Tosku/-Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, Astrit Beci inspektoi zbatimin e programit të Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë për personat e grupmoshës 40–65 vjeç në qytetin e Lezhës. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, Beci pa nga afër ecurinë e Kontrollit Mjekësor Bazë. Nga ana e tij, […]
/ATSH-Z.Tosku/-Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, Astrit Beci inspektoi zbatimin e programit të Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë për personat e grupmoshës 40-65 vjeç në qytetin e Lezhës.
Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, Beci pa nga afër ecurinë e Kontrollit Mjekësor Bazë.
Nga ana e tij, Beci u shpreh se "ky është një nga angazhimet themelore të programit të Qeverisë, me synim përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë personat rezidentë në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal".
Ndërkaq, Beci tha se Kontrolli Mjekësor Bazë do të shtrihet në të gjithë territorin.
Ndërsa sa i përket shërbimeve falas për të gjithë popullatën, Tusha falenderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë.
Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë Pa Pagesë që nisi në 4 Dhjetor 2014, u shoqërua me një fushatë ndërgjegjësuese "Si Je?"- duke ftuar të gjithë Shqiptarët nga 40-65 vjeç, që një herë në vit, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë.
Në sektorin e Shëndetësisë, qeveria shqiptare mori më 2 Prill 2014 një vendim shumë të rëndësishëm, atë të përcaktimit të mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40-65 vjeç, dhe ky është edhe hapi konkret, drejt kalimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri në mbulim universal.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
51.9%
-
E gabuar
36.6%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 262
Lajme të tjera
-
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
20 Mars, 22:55
-
'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
20 Mars, 22:51
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë
20 Mars, 22:22
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars, 22:11
-
Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s
20 Mars, 21:59
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Shtëpia e Bardhë: Putin e sheh Xi-në si një burim jetik sepse lufta po shkon keq
20 Mars, 21:29
-
NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta
20 Mars, 21:11
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05