Kontrolli në burgje: Marsi, 258 leje
79 celularë, 100 masa disiplinore

TIRANE - Për 258 leje të dhëna gjatë muajit mars 2014, 3 prej tyre janë shkelur, dy të burgosur janë kthyer me disa ditë vonesë e një prej tyre është shpallur në kërkim policorë pasi ende nuk është kthyer.

Në një kopje të raportit të siguruar nga A1Report për kontrollet e ushtruara për muajin Mars rezulton se janë sekuestruar 79 celularë, janë dhënë 98 masa displinore për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, prishje të pronës shtetërore si dhe 39 masa për konflikte midis të burgosurve.

Në total janë realizuar 421 kontrolle ku mes tyre nuk kanë munguar dhe masat disiplinore të dhëna për shkeljet e gjetura në 21 burgje dhe paraburgime në të gjithë Shqipërinë.

Masat e dhëna janë 98, ku mes tyre 32 masa disiplinore për konflikte midis të burgosurve, 49 për gjetje të sendeve të ndaluara të cilat cënojnë sigurinë e të burgosurve si dhe 8 masa për dëmtimin e pronës shtetërore nga vetë të burgosurit.

Në raport janë përfshirë dhe lejet e dhëna përgjatë muajit Mars 2014, ku në total janë 258 të tilla, 228 prej tyre shpërblyese dhe 30 të veçanta.

Në monitorimin e kyer nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rezulton se për muajin Mars në burgjet janë 494 të burgosur të punësuar, në profesione si rrobaqepsi, hidraulik.

Kontrollet në 21 burgje nga DPBSH

Sekuestruar 79 celularë në Mars 2014 
32 masa për konflikte midis të burgosurve
Raporti, 2009-2014 skuestruar 1670 celularë
Në Mars 2014, 98 Masa disiplinore në burgje
Raporti: Në Mars 258 leje për të burgosurit

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)