Konventa e Bernës thirrje qeverisë shqiptare: Ndalni ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, rrezikohet biodiversiteti në Lagunën e Nartës

Konventa e Bernës thirrje qeverisë shqiptare: Ndalni ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, rrezikohet biodiversiteti në Lagunën e Nartës

Foto nga punimet në aeroportin e Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i ka bërë edhe një herë thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës brenda Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë, pasi ky ndërtim shkel marrëveshjet ndërkombëtare. Gjatë mbledhjes vjetore në Strasburg javën e kaluar, Komiteti i Përhershëm shprehu shqetësimin e tij të thellë për vazhdimin e punimeve dhe u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të bashkëpunojnë me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara.

Komiteti shprehu "keqardhjen e madhe që ndërtimi i aeroportit vazhdoi pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Byroja për të pezulluar ndërtimin deri sa të kryhet një Procedurë e re dhe e mjaftueshme e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor (VNM) dhe një vlerësim i duhur i ndikimeve mjedisore".

EuroNatur dhe organizatat partnere shqiptare PPNEA dhe EcoAlbania mirëpritën deklaratën e qartë të Komitetit të Përhershëm, i cili mbi të gjitha kritikoi fuqishëm ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura. Komiteti shprehu “shqetësim të thellë se ligji i ri për Zonat e Mbrojtura mund të bjerë ndesh me parimet dhe detyrimet e përcaktuara në Konventën e Bernës, duke mundësuar potencialisht shkeljen e dispozitave të saj” dhe kërkoi “rishikimin për të siguruar pajtueshmërinë me Konventën”.

“Miratimi i ligjit të ri për Zonat e Mbrojtura është një precedent i rrezikshëm dhe sistemik që mund të legjitimojë projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, duke çuar në një fragmetim të pakthyeshëm ekologjik të tyre në të ardhmen. Ne ndajmë të njëjtat shqetësime me Konventën e Bernës në këtë drejtim dhe këmbëngulim që ligji të rishqyrtohet për t'u shfuqizuar”, thotë Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, projektet e mëdha infrastrukturore në Zonat e Mbrojtura në Shqipëri nuk janë më të ndaluara dhe nuk janë më objekt shqyrtimi nga autoritetet e zonave të mbrojtura. Ky ligj, i miratuar në shkurt 2024, hap rrugën për megaprojekte si aeroporte ose hotele luksoze, madje edhe në zona me vlerë të veçantë ekologjike - si projekti i shumë diskutuar për marrjen e ujit në lumin Shushica, një degë e Vjosës dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

“Është për të ardhur keq që kantieri i ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një kantier shkatërrimi për Vjosë-Nartën. Vetë aeroporti do të jetë mjaft shkatërrues, por ajo që vjen me të është edhe më keq. Qeveria po vendos një precedent të rrezikshëm, sipas të cilit infrastruktura e transportit dhe turizmit mund të pushtojë Zonat e Mbrojtura. Deklarata e Konventës së Bernës duhet konsideruar si ndihmë për autoritetet shqiptare, të cilët kanë mundësinë të tërhiqen dhe të respektojnë ligjet kombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, thekson Zydjon Vorpsi nga PPNEA.

“Qeveria shqiptare ka treguar edhe një herë shpërfilljen ndaj Konventës së Bernës, megjithëse është Palë Kontraktuese e saj. Kërkesa jonë është e thjeshtë: Qeveria shqiptare dhe autoritetet përkatëse të ndjekin shtetin ligjor dhe të mos deformojnë kuadrin ligjor, siç bënë me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshime që sfidojnë vetë qëllimin e ligjit për të mbrojtur natyrën”, deklaron Viktor Berishaj, Oficeri i Lartë i Politikave në EuroNatur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 12/12/2024 06:04

    Dmth juve sju kercet shume qe aty jane derdhur miljona. Ai aeroport i duhet vlores edhe jugut dhe nqs nuk duhej bere aty duhej qe ne fillim ta kishit ndaluar dhe ta kishit gjetur ju vendin ku te ndertohej.Apo ju vetem sa konstatoni dhe sju prishet puna per me tej. E drejt duhen mbrojtur keto zona por ju jeni teper te vonuar dhe tani nuk ka kthim pas ,ne populli duam aeroportin dhe nuk do presim studimet tuaja qe zgjasin 100 vjet.

    Përgjigju
    • Zoti X: 13/12/2024 00:57

      Konventa e Shallvareve "të Bernës".

    • Margarit: 12/12/2024 10:00

      Sakt, tani jane bere shpenzimet.

  • Osman Shalari: 11/12/2024 23:39

    Asgjë nuk do ti mbetet brezave të ardhshëm. Babëzia po bën kërdinë. SOS.

    Përgjigju
  • Komventa: 11/12/2024 13:57

    Gjermania ishte gati te dilte nga ko venta e drejtave te njeriut per qeshtje emigrazioni! Shqipëria te bej kerkes per dalje nga konventa e Bernes ! Interesi publik I Vlores shume me I rendesishem se cdo konvente ! Per popullin n

    Përgjigju
    • Xxxxx: 11/12/2024 14:12

      Bravo respekte.

  • Iris: 11/12/2024 02:25

    Vendosni sanksione te ashpra kunder shtetit,se vetem keshtu merr vesh radakja e KOKEQYPIT dhe ndalon punimet.

    Përgjigju
    • Xxxxx: 11/12/2024 14:13

      Punimet e statement maskara..nuk thoni kur do mbaroj aeroporti.

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij

Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij