TIRANE- Në konventën e Gruas të mbajtur në “Pallatin e Kongreseve” nga Lëvizja e gruas për Integrim, kreu i LSI vlerësoi punën e gruas shqiptare dhe rëndësinë e saj për integrimin e shoqërisë. Ilir Meta u shpreh i sigurt se me ndihmën e grave në zgjedhjet e 23 qershorit LSI do t’i japë fund tranzicionit politik, për të ecur drejt integrimit dhe modelit, që sic tha ai, sjell më shumë vende pune për gratë.
Duke u shprehur i bindur tek fitorja e zgjedhjeve, Meta u shpreh se LSI synon fitoren e 26 mandateve.
“Me ndihmën e tyre synojmë të fitojmë 26 mandate deputetësh në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Meta më tej.
Meta tha se forca politike që ai drejton ka një program të qartë për punësimin e gruas dhe rritjes së rolit të saj në fushën e biznesit.
“Do dyfishojnë numrin e grave që drejtojnë dhe menaxhojnë bizneset në vend. LSI ka një program punësimi, i cili synon edhe fuqizimin ekonomik të gruas. Fuqizimi ekonomik i një vendi do ishte gjysmak nëse grave i mbyllet mundësia e integrimit ekonomik dhe mundësive të hyrjes në biznes. Gruaja shqiptare e ka të vështirë të integrohet në tregun shqiptar të punës. Në Shqipëri ajo punon më shumë dhe paguhet më pak”, tha Meta.
Kreu i LSI theksoi rëndësinë e rolit të gruas në integrimin europian të vendit. Ndërkaq vuri theksin në problematikat me të cilat përballet gruaja shqiptare në ditët e sotme.
“LGI sot përfaqëson një realitet të jashtëzakonshëm shpresëdhënës ku janë angazhuar një numër i madh grash dhe vajzash. Që tregojnë një përpjekje për të përmirësuar rolin e gruas në shoqëri, për të dëgjuar zërin e saj në çdo sferë të jetës. Si dhe për të zgjidhur problemet që i kanë ato në familje dhe në shoqërinë tonë. Shoqëria nuk mund të përparojë më shpejt pa u emancipuar me ritmin e duhur. Kjo arrihet vetëm me emancipimin e duhur të dhe të arrirë të gruas në fushën politike, e do përfaqësohen në Kuvendin e ri, në qeverisjen që do dalë nga vota juaj në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Meta.
Kreu i LSI shtoi se pas zgjedhjeve të 23 qershorit, gruaja do të ketë një përfaqësim më të madh në Parlamentin shqiptar.
“Pjesëmarrja dhe roli aktiv i gruar në jetën politike i shërben rritjes së përgjegjshmërisë së klasës politike në vend për problemet e shoqërisë shqiptare. Si dhe të merret me shërimin e plagëve të shoqërisë për varfërisë, papunësisë dhe problematikën e dhunës në familje. Burrat dhe gratë kanë dhe duhet të kenë shanse të barabarta për t’u bërë pjesë klasës politike, pasi kështu shpërfaqen vlerat dhe kontributet më të larta të shoqërisë, tha kreu i LSI.

KONVENTA E LGI, KRYEMADHI: GRATE DO T’I JAPIN FITOREN LSI
Kandidatja në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi tha se LSI-ja brenda vetës së saj është një vlerë. LSI-ja tha ajo, është e vetmja parti ku gratë plotësojnë kuotat në zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e saj, Kryemadhi iu drejtua kreut të LSI-së, Ilir Meta, duke thënë se “gratë në 23 qershor do t’i japin LSI-së fitoren”.
“LSI është një parti brenda që vetës së saj është vlerë. Brenda LSI-ka kuota të barabarta përfaqësimi gjinor. Ne do t’i tregojmë Metës se gratë do t’i japin fitore LSI-së në zgjedhjet e 23 qershorit”, u shpreh Kryemadhi.
Në vijim, Kryemadhi shprehu bindjen se në Qarkun e Lezhës, aty ku ajo kryeson listën e kandidatëve, LSI-ja do të marrë dy deputetë.
“Në Lezhë fushata do të përfundojë me dy deputetë”- tha Kryemadhi.
Në Konventë morën pjesë edhe gra të tjera që janë pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrimin.
Kandidatja për deputete Erisa Xhixho, tha se “LSI do t’i japë gruas vendin që meriton në shoqëri”.
“Politika nuk është bastion i burrave, por i shoqërisë shqiptarë, është edhe i grave dhe vajzave shqiptare”, tha Xhixho.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com