Konventa e LRI, Meta: "Drejtësia" 
të mbyllet me cilësi e legjitimitet

Konventa e LRI, Meta: të mbyllet me cilësi e legjitimitet">
Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta teksa ka folur në Konventën Kombëtare të lëvizjes Rinore për Integrim ka thënë se Re3forma në Drejtësi duhet të mbyllet me cilësi dhe legjitimitet.
 
Ai ka shtuar se Shqipëria ka nevojë për institucione të forta dhe demokratike dhe se Europa kërkon arritjen e standardeve për çdo vend që aspiron integrimin.
 
Kemi nevojë për institucione të forta dhe demokratike. Reforma në Drejtësi duhet të mbyllet me cilësi dhe legjitimitet.  Europa kërkon standarde për ata që duan të anëtarësohen. Të bashkohemi për sfidën drejt BE-së” tha ai.
 
Meta ka thënë se duhet që të bashkohen të gjithë në mënyrë që Shqipëria të arrijë sfidën kryesore atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
 
Duhet bashkëpunim që të mos humbasim shansin dhe mundësinë që Shqipëria të jetë anëtare e denjë dhe e barabartë e Bashkimit Europian.Nuk kemi alternativë tjetër, kjo është e vetmja mënyrë që të jetojmë në paqe e bashkëpunim me fqinjët në rajonin tonë. Konkurenca nuk është më mes Shqipërisë, Maqedonisë e Serbisë, por konkurenca është mes rajoneve.” tha ai.
 
Sakaq, ai ka shtuar se i duhet dhënë fund ëndrrës që shqiptarëve, por kryesisht të rinjve për tu larguar nga vendi, me qëllim që Shqipëria të zhvillohet akoma më shumë përmes mbështetjes së të rinjve.
 
T’a fusim Shqipërinë në një fazë të re cilësore të një vendi të angazhuar për të plotësuar të gjitha detyrimet që vijnë nga hapja e negociatave dhe anëtarësimi i vendit në bashkimin Europian. Këtë nuk mund ta bëjë asnjë individ, asnjë parti, asnjë organizatë rinore, asnjë shumicë, asnjë pakicë. Këtë mund ta bëjë vetëm një kulturë e re politike ku LRI shkëlqen me frymën e saj të bashkëpunimit, solidariteteit, përgjegjshmërisë, pjesëmarrjes e transparencës. Vendi është lodhur shumë nga një konflikt i egër egoist, absurd që i shterr energjitë më të mëdha dhe e shfokuson nga problemet më të mëdha që duhet ti zgjidhim sëbashku. Unë vlerësoj kontributin tuaj që ka të bëjë me edukimin, arsimimin, reformat në tregun e punës, mbështetjen ligjore e praktike që u duhet dhënë të rinjve, që të formohen që të gjejnë veten e tyre në tregun e punës.  Unë iu inkurajoj të vazhdoni pa u lodhur. Kemi nevojë të ndërtojmë një raport më njerëzor,të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë. Ne duhet ti mbajmë të rinjtë me çdo çmim dhe ti motivojmë për të rritur shpresën ku duhet që të rinjtë e LRI-së të përcjellin eneregji pozitive. ‘theksoi Meta.

Meta ka shtuar se, vendimi më i rëndësishëm i marrë prej tij në 25 vite është ai i krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se idetë e bashkimit janë forca frymëzuese për vendin, ndërkohë që ka theksuar se ai mëson shumë nga të rinjtë e LRI-së dhe se është miku më i mirë i tyre.
 
Duke u ndalur tek Europa, Meta ka theksuar se Europa ka nevojë për të qenë më e bashkuar, më solidare, më pak egoiste.
 
Mësoj shumë nga të rinjtë. Europa ka nevojë për të qenë më e bashkuar, më solidare, më pak egoiste. Ide të tilla janë shumë frymëzuese për vendin tonë. Europa, nevojë për të qenë më e bashkuar. Të ndërtojmë ura bashkëpunimi. Të rinjve t’iu japim një të ardhme më të sigurt. Unë iu siguroj se, në këto 25 vite në politikë ju jeni miqtë e mi më të mirëBashkëpunim për të ardhmen e të rinjve. Të japim shpresë në këtë vend. Edhe unë jam zhgënjyer, por vendimi më i mirë politik që kam marrë është vendimi për të krijuar LSI-në. Vendimi më i rëndësishëm ka qenë, mbështetje për krijimin e LRI-së” shtoi ai.

Në konventën e LRI-së kreytare e këtij forumi me shumicë votash është zgjedhur Floida Kërpaçi.

Fjala e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në Konventën Kombëtare të LRI-së

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij