Konventa e LRI-së, ja kush është
Floida Kërpaçi, kryetarja e re

Konventa e LRI-së, ja kush është<br />Floida Kërpaçi, kryetarja e re
Flodia Kërpaçi është zgjedhur sot me shumicë votash, saktësisht 1035 vota, si kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, në Konventën Kombëtare të LRI-së përmes votimit elektronik me poarimin një anëtar një votë.
 
Floida ishte përballë kandidatit tjetër Klevi Pojana që në votim mori 507 vota dhe është një emër i njohur në radhët e të rinjve në LRI ndërkohë që studion në fakultetin e mjekësisë dhe ëhstë në vitin e fundit.
 
Menjëherë pas zgjedhjes, Floida tha se është përgjegjësi e lartë dhe emocion të jesh në krye të LRI-së. 

Bashkë me Klevin dhe me çdo anëtar të LRI-së, do të arrijmë të bëjmë më shumë për të rinjtë që të kemi një Shqipëri më positive. Bashkë me ju, do të punojë për të treguar forcën e uraganit të Lëvizjes Rinore për Integrim.” tha ajo.

Pojana, uroi kryetaren e re, ndërsa shprehu angazhimin e tij që bashkë Floidën të punojnë për të çuar para LRI-në dhe kauzat e tjera që rinia iu ka besuar.

Në Konventën Kombëtare morën pjesë 2005 delegatë nga i gjithë vendin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij