Konventa e LRI,Vasili: Të rinjtë e
LRI-së janë si një tufan idesh 

Konventa e LRI,Vasili: Të rinjtë e<br />LRI-së janë si një tufan idesh 
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot Konventën Zgjedhore të Tiranës ku morën pjesë edhe personalitete të larta të LSI-së. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse para të rinjve,  Petrit Vasili tha se LRI-ja rritet çdo ditë dhe gjithmonë ka vend për të tjerë. Kryetari i LSI-së theksoi se sot ata janë edhe e tashmja e vendit, jo vetëm e ardhmja. 

“Ky lloj ritmi që keni ju, kjo dëshirë, pozitiviteti edhe spontaniteti në disa raste është ajo që mund situatat e vështira dhe del mbi to. Po të perifrazojmë në fjalime sigurisht gjemë një filozof të madh, gjejmë një shkrimtar të madh, gjejmë një politikan të madh, por mua më mbeti përshtypje një shprehje shumë fine e njëri prej kandidatëve, që tha: Ne nuk jemi e ardhmja, por jemi e tashmja. Dhe pikërisht mesazhi edhe i Endritit edhe i Kejdit, edhe i Silvës në fakt, edhe i Erisa Xhixhos, përgjigja është që ajo sfidë që nëse mund të bëjmë çdo gjë, është krejtësisht e mundur në LRI, nuk ka sfidë të pamundur për këtë rini”, shprehet Vasili

Ndërsa, Kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj në fjalën e tij uroi LRI-në për konventën e organizuar duke theksuar se rinia zgjedhjet janë një ripërtërije idesh.

“Jeta jonë përmirësohet më shumë duke i dhënë më shumë frymë dhe energji rinisë sepse energjia që ka rinia është energjia e fituesve. Në nuk jemi një vend shumë i pasur por kemi të rinj shumë të shëndoshë të cilët duhet ta mbajmë vendin tonë duke i dhënë asaj shpresë se Shqipëria mund të bëhet. Zgjedhjet janë një formë ripërtërije për parinë në tërësi, në rastin konkret për rininë e Tiranës sepse krijojmë një frymëmarrje të re”, u shpreh Rrokaj.

Duke marrë fjalën gjatë Konventës Zgjedhore të Tiranës, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj u shpreh se nuk ka qenë e thjeshtë që t’u kthesh të rinjve shpresën në politikë, që mund t’ia dalësh, jo vetëm të jesh përfaqësues, por dhe të bësh gjëra të mira për Shqipërinë. 

“Pas gjithë kësaj kohe ne flasim me shumë krenari për LRI-në në dy aspekte. E para, sa i përket organizimit tonë që duke filluar nga Tirana kemi qenë model për t’u ndjekur ne të gjithë Shqipërinë duke pasur struktura në jo vetëm çdo gjimnaz, në çdo fakultet në çdo lagje, por dhe në çdo klasë. Kjo ka qenë krenari e madhe sepse nuk ka qenë e thjeshtë që t’u kthesh të rinjve shpresën në politikë, që mund t’ia dalësh, jo vetëm të jesh përfaqësues, por dhe të bësh gjëra të mira për Shqipërinë dhe LSI e LRI kanë treguar se vërtet mund t’ia dalësh", u shpreh Mehmetaj. 

Më pas u kalua në procesin e votimit dhe numërimit. Në fund fitues u shpall Erklent Krifsa, i cili zgjidhet kështu Kryetari i LRI-së Tiranë. 



Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi