Në garën për President të Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk do të jetë i vetëm. Me pikëpyetjen se po kandidon për të legjitimuar garën e Metës për t’u kthyer nga kryetar në President të PL, Faik Basha do të jetë rivali i tij.
Kandidimi i anëtarit të Kryesisë dhe njëherësh kryetarit të degës në Kamëz, u njoftua zyrtarisht nga Partia e Lirisë këtë të mërkurë, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen të shtunën në Konventën Kombëtare të 27 prillit.
Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit.

M.Q./Shqiptarja.com‘Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë, për t’ju njoftuar se pranë Departamentit të Organizimit të Partisë së Lirisë është depozituar sot zyrtarisht kërkesa e anëtarit të Kryesisë së Partisë së Lirisë, njëkohësisht Kryetar i Partisë së Lirisë në Bashkinë e Kamzës, Z. Faik Basha, për të kandiduar për funksionin e Presidentit të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27 prill 2024.
Z. Faik Basha ka kryer studimet e larta në Universitetin Ushtarak “Skënderbej” dhe për shumë vite ka kryer me sukses dhe integritet të lartë moral dhe profesional, detyra shumë të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku ndër të tjera vlen të përmendim:
- Komandant i Kompanisë së Ruajtjes dhe Sigurisë në Batalionin e Xhenios;
- Shef i Regjimit të Brendshëm dhe të Jashtëm në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale;
- Shef Policie në IEVP Peqin; si dhe
- Drejtor i Policisë Bashkiake Kamëz.
Aktualisht, ai është Kreu i Grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak Kamëz.
Duke i uruar Z. Faik Basha shumë suksese në garën për President të Partisë së Lirisë, u jemi të lutur të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që dëshirojnë të kandidojnë në Konventën Kombëtare për postet e: President i Partisë së Lirisë, ZëvendësPresident i Partisë së Lirisë, të paraqesin me shkrim kërkesën e tyre dhe një CV. pranë Departamentit të Organizimit në selinë e Partisë së Lirisë, deri ditën e sotme, ora 23:00.’- njofton Silva Caka.
Komente


Faik Basha,emer i panjohur.Ky nuk kandidon te legjitimoje garen,por /te legjitimoje/ /fitoren/ e sigurte te Metes. Eshte sa per t'u mbyllur gojen atyre qe mund te mendojne per autokraci te brendeshme.
Përgjigju