Konventa Zgjedhore, Ilir Meta:
LSI ka durim dhe nerva të çelikta

Konventa Zgjedhore, Ilir Meta:<br />LSI ka durim dhe nerva të çelikta
Kryetari i LSI Ilir Meta është shprehur se LSI ka energjitë pozitive të nevojshme për t’i përçuar në drejtimin e vendit, në dialogun dhe në bashkëpunimin politik.

 Duke analizuar avantazhet e kësaj force politike, Meta u shpreh se LSI ka durim strategjik dhe qëndron për njerëzit. Ai premtoi se LSI do të jetë një forcë e kudondodhur për të ndihmuar qytetarët, për t’i mbështetur por edhe për të sjellë optimizmin e duhur.
 
““LSI është e përqendruar te problemet, LSI ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Avantazhi që ka LSI-ja është që ka edhe durim strategjik, pra ka nerva të çelikta. Ajo që te njerëzit mbetet është mesazhi, që LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre, për përfshirjen e tyre, është për bashkëpunim me ta”, - deklaroi Kryetari i LSI-së ndër të tjera në fjalën e tij”, u shpreh Meta.
 
Kreu i LSI  mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 1 në Tiranë ku të pranishëm ishin dhe Kryetarja e LGI-së, znj. Klajda Gjosha, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, z. Edond Panariti, Kryetari i KDK-së së LSI-së, z. Shezai Rrokaj.
 
Kryetari i LSI-së u shpreh se pas 26 vjetësh ka një konflikt të papranueshëm, ndërsa shoqëria kërkon ekuilibër dhe zgjidhje të problemeve.
 
“Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte”, - theksoi Ilir Meta.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve