Konvikti i gjuhëve të huaja
dhe ecejaket e nxënësve konviktorë

Në fund të muajit dhjetor, bashkia e Tiranës mbylli konviktin e Liceut Artistik të Tiranës, "Jordan Misja". 61 nxënës
të moshave të ndryshme, nga klasa e katërt deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, u detyruan që si banesë të re, duke filluar nga janari i vitit 2012 të kishin konviktin e gjuhëve të huaja, pasi konvikti i liceut artistik u kthye në zyra për administratën e bashkisë së Tiranës.

Aktualisht në të ndodhen zyrat e drejtorisë për mbrojtjen e konsumatorit. Nxënës dhe prindër të fëmijëve që jetonin te konvikti i Liceut Artistik e kundërshtuan vendimin e bashkisë për transferimin e tyre, por askush nuk i mori në konsideratë kërkesat e tyre. Protesta e tyre lidhej edhe me faktin se midis 61 nxënësve të liceut, kishte edhe vogëlushë të klasës së katërt, që për shkak se ndjekin profile të ndryshme të liceut, iu duhet të lëvizin së bashku me veglat muzikore dhe me orare të ndryshme, paradite dhe pasdite.

Megjithatë, atyre iu tha që kur të vinin nga pushimet e dimrit, do të strehoheshin të një tjetër konvikt, dhe kështu ndodhi.
Por duket se nxënësit e Liceut Artistik do të për të dytën herë brenda një viti, do të futen në 'një shtëpi tjetër'. Vetëm pak
kohë pasi u ka gjetur një strehë të re, bashkia e Tiranës ka një tjetër projekt edhe për këtë godinë. Aktualisht
në godinën e konviktit të Gjuhëve të Huaja, strehohen rreth 100 fëmijë që ndjekin shkollën e mesme "Asim Vokshi"
dhe liceun artistik "Jordan Misja", ndërkohë që prej shtatorit 2011 janë strehuar edhe rreth 50 jetimë të "Zyber Hallullit" që po rikonstruktohet.
(ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi