Konvikti i Gjuhëve të Huaja, Ahmetaj
anulon kontratën me "Luarasin"

Konvikti i Gjuhëve të Huaja, Ahmetaj<br />anulon kontratën me
TIRANE- Ministri Arben Ahmetaj ka anuluar kontratën e lidhur në gusht të këtij viti nga qeveria Berisha në ikje, me të cilën i jepej një universiteti privat konvikti i Gjuhëve të Huaja në kryeqytet, duke ja hequr atë Universitetit të Tiranës.

Në fund të mandatit të saj, pasi humbi zgjedhjet parlamentare, qeveria privatizoi me shpejtësi marramendëse prona të shtetit, duke ua kaluar ato personave, me të cilët ishte lidhur me interesa klienteliste.

Një nga këto prona ishte edhe konvikti i Gjuhëve të Huaja, në rrugën e Elbasanit, që i kalonte universitetit privat “Luarasi”. Sipërfaqja e këtij objekti është rreth 3.500 metra katrorë, godina ka 5 kate, sipërfaqja e katit përdhe është 886 metra katrorë, sipërfaqja e kateve të tjera është nga 640 m2 dhe numri i nxënësve që strehoheshin në këtë objekt ishte 100.

Para më shumë se një viti e gjysmë, kur Bashkisë së Tiranës iu kërkua po nga ky subjekt Konvikti, qeveria Berisha e miratoi kërkesën dhe nisi procedurat që t’i jepej me qira universitetit jopublik. Duke qenë se objekti në administrimin e Bashkisë dhe Drejtorisë së Konvikteve e kalon sipërfaqen e 200 metrave katrorë, vendimin për dhënien me qira të tij duhet ta bënte ministria e Ekonomisë, çka mësohet se u krye në gusht  me nënshkrimin nga ana e ish-kreut të METE-s Florjon Mima.

Procesi u pezullua më 2012 për shkak të presioneve të opozitës dhe medias. Ndër të tjera, tjetërsimi i pronësisë së konviktit të Gjuhëve të Huaja u denoncua nga gazeta Shqiptarja.com dhe televizioni A1 Report, që në muajin qershor të vitit 2012, ndërsa më parë, në janar të të njëjtit vit, kishin dhënë alarmin se nxënësit po mbeteshin pa strehë, pasi u vendos që konviktorët të strehoheshin në ambiente të tjera.

Vendimi u mor po ato dite, kur, me urgjencë të dukshme, merrej edhe vendimi i qeverisë për kalimin e ish-selisë së Partisë Demokratike tek Bashkia e Tiranës, duke i dhënë kështu edhe hapin përfundimtar kalimit të pronësisë, çka u pasua me “zaptimin” e selisë së qendrës kulturore të ushtrisë për ta përdorur PD-ja.Në fillim, Universiteti i Tiranës e kishte kundërshtuar heqjen e konviktit dhe dhënien e tij për një universitet privat. Më pas, rektori heshti, por tani qeveria e re ka kthyer mbrapsht kontratën, duke anuluar planet e Berishës dhe bizneseve të lidhura ngushtësisht me të.

Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë