SHKODËR- 9317 bimë të dyshuara si kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në territorin e Qarkut të Shkodrës. Në njësitë administrative Shosh e Pult në zonën e Dukagjinit, u gjetën dhe asgjësuan 4403 bimë. Për këtë rast nisi hetimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Ndrejaj, për shpërdorim detyre.
Në njësitë administrative Kastrat e Qendër në Malësi të Madhe u gjetën 347 bimë kanabis, ndërsa në fshatin Kamicë u gjetën 46 bimë të tjera, për të cilat u shpall në kërkim një 52-vjeçar. Në territorin e njësive Shllak e Temal, në Vau Dejës, policia gjeti dhe asgjësoi 4547 bimë. Edhe në Fierzë u gjetën dhe asgjësuan 20 bimë kanabis. Në pjesën më të madhe të rasteve, policia nuk ka të identifikuar autorët e kultivimit, për shkak të zonave të thella ku janë gjetur, megjithatë po vijon puna për identifikimin e tyre të plotë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Në vetëm një javë, më shumë se 22 mijë rrënjë kanabis sativa u gjetën dhe asgjësuan në qarkun e Shkodrës. Fundjavën e kaluar rreth 13 mijë rrënjë u gjetën në fshatrat Alijaj dhe Jeran të Malësisë së Madhe, të cilat u shkatërruan nga policia. Bimët ishin mbjell në tokë publike, por shumë afër banesave në zona krejtësisht fushore.
Në atë operacion u arrestuan 14 persona dhe u shpallën në kërkim 10 të tjerë, pjesa më e madhe e të cilave familjarë me njëri-tjetrin. Çuditërisht asnjë zyrtar lokal policie dhe kryetar fshatrash nuk u arrestua apo vendos në hetim në gjendje të lirë, megjithatë burimeve pranë bluve pohojnë se vijojnë hetimet për të identifikuar nëse ka pasur bashkëpunim apo shpërdorim detyre.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
16.8%
-
Jo
75%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasi denoncoi ndotjen e lumit Drin në Kuvend, Koçeku jep lajmin: Ministritë e Mjedisit në Shqipëri e Kosovë firmosën memorandum për shpëtimin e tij (VIDEO)
4 Prill, 18:25
-
Dekorimi i vezëve, krijuesja shkodrane Jozefina Delia: Edhe simboli i Pashkës po bëhet komercial! Të ruajmë traditën
4 Prill, 15:49
-
400 familje që japin shpresë, kthehen në strehë për fëmijët pa kujdes prindëror! 15 prej tyre pa lidhje gjaku
4 Prill, 10:26
-
Grushte te Vllaznia, dy titullarët përplasen në stërvitje para ndeshjes kundër Partizanit
4 Prill, 09:21
-
Sherr mes disa personave në Shkodër, plagosen me thikë një 19-vjeçar dhe një i mitur (EMRAT+VIDEO)
3 Prill, 20:17
-
Ministrja Sala: Rikonstruksioni i maternitetit në Shkodër, kujdes më cilësor për nënat e foshnjat
3 Prill, 14:59
-
‘Nuk do të bëhej kiameti se vritej një sekretar partie’, debati në parlament për ngjarjen e 2 prillit 1991, fjalimi i Agollit dhe deklarata ‘emocionale’ e Xhelil Gjonit
3 Prill, 13:27
-
Vëllai i drejtorit të burgut Rrogozhinë me magazinë me kanabis/ Hita ‘pret’ kokat e para në radhët e policisë, shkrin komisariatin e Peqinit (EMRAT)
3 Prill, 12:54
-
Zbulohen 5 vendvarrime të të zhdukurve të komunizmit, Report Tv zbardh EMRAT! Autoriteti i Dosjeve: 410 persona në kërkim nga familjarët
2 Prill, 16:57
-
Gjyqi ndaj Kristjan Shkrelit/ Rrëfehen dëshmitarët, SPAK kundërshton deklaratat: Ndryshuan dëshmitë për votat dhe makineritë!
2 Prill, 16:02
-
33 shoferë në ndjekje penale në Shkodër, mbi 1300 gjoba për parkim të gabuar gjatë marsit
2 Prill, 15:20
-
Në kërkim për kultivimin e 130 bimëve kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Vaun e Dejës
2 Prill, 13:38