Koordinatori i OKB-së në Shqipëri
i paraqet letrat kredenciale Nishanit
Brian J.Williams, Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Williams, i cili zëvendëson në këtë post, Zineb Touimi Benjelloun, ka paraqitur këtë të premte letrat kredenciale pranë presidentit Bujar Nishani.
Brian J.Williams është Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Williams, i cili zëvendëson në këtë post, Zineb Touimi Benjelloun, ka paraqitur këtë të premte letrat kredenciale pranë presidentit Bujar Nishani.
Më herët Williams ka shërbyer si Shef i Financimit për Konsolidimin e Paqes pranë Zyrës Mbështetëse të Kombeve të Bashkuara për Konsolidimin e Paqes, në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Nën drejtimin e tij, Fondi për Konsolidimin e Paqes ka financuar mbi 300 milionë dollarë, në mbi 25 vende pas konflikteve, duke u fokusuar në ato që ishin pjesë e axhendës së Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Konsolidimin e Paqes.
Përpara se të punonte në Zyrën Mbështetëse për Konsolidimin e Paqes, Williams ka qenë i fokusuar në fushën e shëndetit publik, në veçanti në krizën botërore të HIV-it. Në periudhën 2004-2008, ai ka shërbyer si Koordinator i UNAIDS në Mianmar.
Në periudhën 2001-2004, ai ka punuar në selinë qendrore të UNAIDS në Gjenevë, në divizionin e mbështetjes së shteteve. Që prej vitit 1990, Williams ka qenë i përfshirë në sferat e ndihmës humanitare, të qeverisjes, shtetit të së drejtës dhe rimëkëmbjen pas konflikteve në Pakistan, Afganistan, Kamboxhia, Republikën Demokratike të Kongos, Burundi dhe Ruanda.
Williams ka shërbyer si konsulent për shumë Agjenci të Kombeve të Bashkuara dhe për shumë organizata zhvillimi, përfshirë edhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe CARE International.
Williams mban një diplomë Master për Çështjet Publike nga shkolla “Woodrow Wilson” pranë Universitetit Princeton, dhe një diplomë Bachelor për inxhinieri nga Universiteti i Harvardit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida
5 Nëntor, 22:43