Kopeja në festë, lopët
çmenden pas birrës

Kopeja në festë, lopët <br />çmenden pas birrës
BOXFORD, SHBA - Kanë kaluar ndoshta një nga eksperiencat më të çuditshme të jetës së tyre. Një grup personash që po relaksoheshin duke pirë birrë në oborrin pas një shtëpie në Boxford, Massachusetts, të SHBA, është sulmuar nga një kope lopësh. Kafshët jo vetëm kanë prishur festën por kanë filluar të ndjekin këdo kishte në dorrë një gotë me birrë të freskët. Pronari, ndërkohë, kishte dhënë alarmin për zhdukjen e tyre duke lajmëruar policinë.

Pasi kishte mbërritur në vendngjarje, togeri James Riter është përballur me të ftuarit e festës që të trembur po ulërisnin ndërsa lopët, duke përfituar nga konfuzioni, kishin rrëzuar fuçitë e birrës që ndodheshin mbi tavolinë dhe kishin filluar të pinin.

Sikur të mos mjaftonte, kafshët gjithashtu gërmonin mes kanaçeve të konsumuara me shpresën që të gjenin ende ndonjë gllënkë birrë. Në fund, pronari arriti që së bashku me një mik të ridërgojë lopët në stallën nga e cila ishin “arratisur”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia