KOPENHAGË, 14 shkurt /ATSH-AFP/ - Dhjetëra të shtëna me armë ndodhën sot në Kopenhagë, kundër një ndërtese ku do të zhvillohej një debat mbi islamizmin dhe lirinë e shprehjes dhe ku do të merrnin pjesë autori i karikaturave të Muhamedit dhe ambasadori i Francës, duke plagosur tre policë të cilët u përpoqën të mbronin mjediset.
"Na kanë qëlluar nga jashtë. Ishte i njëjti qëllim si me Charlie Hebdon, por me ndryshimin se ata nuk arritën të hynin brenda ndërtesës", deklaroi ambasadori, François Zimeray.
Tre policë u plagosën në përpjekje për të mbrojtur ndërtesën", theksoi media daneze duke cituar dëshmitarët e ngjarjes.
"Mund të them se ka pasur të paktën 50 goditje zjarri dhe policët këtu na thonë 200. Plumbat kanë kaluar përmes portave dhe të gjithë janë shtrirë në tokë", theksoi François Zimerays.
"Ka pasur dhjetëra persona në sallë", shkroi në rrjetin social "Twitter" një militante që mori pjesë në debat, Inna Shevchenko.
Policia e Kopenhagës dhe shërbimet sekrete kanë refuzuar të bëjnë komente për ngjarjen./
/ec/









