Kopertina e re e TIME "2020, viti më i keq në histori"

Kopertina e re e TIME

Ndërsa ka ngelur pak kohë përpara se të bëjë publik personazhin e saj të vitit, e përjavshmja e mirënjohur në SHBA përshëndet pa nostalgji vitin që po përgatitetmi të lëmë pas, duke e cilësuar atë si viti më i keq.

“Është e sigurte që bota ka përjetuar vite më të këqija, por për shumicën prej nesh ky është viti më i vështirë. Duhet të jesh 100 vjeç të mund të tregosh shkatërrimin e luftës së Parë botërore dhe pandeminë e gripit, pothuajse 90 për të të treguar Depresionin e Madh dhe në të 80 për të treguar Luftën e Dytë Botërore dhe tmerret e saj,  “ thuhet në postimin e revistës.

Por jo gjithçka duhet hedhur poshtë.  Në artikullin e revistë theksohet se 2020 do të mbahet mend edhe për "përsëritjen e katastrofave natyrore. Ka gjithashtu referenca për vdekjen e figurave të tilla si Ruth Bader Ginsburg, John Lewis, Kobe Bryant, Chadwick Boseman dhe George Floyd.

 "Ne kemi mësuar shumë në vitin 2020, por çfarë mësuam saktësisht?", Pyet më pas autori.

 “Ne mësuan të ecim më ngadalë. Mësuam se çfarë ishte e rëndësishme. Ne kemi luajtur lojëra tavoline dhe enigma dhe me të vërtetë pas shumë kohësh në biseduan dhe dëgjuam fëmijët tanë.”

Gjatë pandemisë ne mësuam të rivlerësojmë edhe njëherë gjërat e vogla, si një shëtitje në parqe atëherë kur na u tha se nuk lejohej, të pinim një gotë verë me një mik atëherë kur të gjitha lokalet ishin të mbyllura.

Për më tepër "kishim  më shumë kohë për t'u njohur më mirë me njëri-tjetrin" dhe mbi të gjitha është koha të tregohemi falënderues nëse ne dhe të dashurit tanë jemi të shëndetshëm. Dhe gjithmonë nuk duhet të harrojmë të jemi optimistë për të ardhmen.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës