Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të para para pak muajsh.
Ata kanë preferuar që deri më tani të mos zbulojnë portretin e vogëlushit Kajan, por momentet të veçanta me të nuk kanë kursyer të ndajnë me ndjekësit.
Erion Veliaj ka publikuar një moment shumë të ëmbël të djalit ku shfaqen vetëm këmbët e vogla të tij, të njëjtin postim që më parë e bëri në rrjetet sociale dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Krahas saj kryebashkiaku i Tiranës ka shkruar: “Zbathur, bëmë baba të të ngjajë i thonë kësaj”. Tani që temperaturat janë rritur Kajan ka nisur të mos pranojë më të veshë gjithçka që i jep nëna e tij. Ky detaj i kujton veten Erionit, i cili mesa duket ka pasur të njëjtin ves kur ka qenë fëmijë.