Aktivisti Klodi Leka, i cili renditet krah Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale kundrejt Agron Shehajt, drejtuesit të partisë Mundësia.

Leka thotë se Shehaj është “kopje mediokre” e Ramës dhe se ka të njëjtat ide me të e orientim në politikën e jashtme. Shehaj, sipas Lekës, ka vizionin e një pronari call centeri-i.

Agron Shehaj është një kopje mediokre e Edi Ramës.

Ai me gjasë paguan që të dalë nëpër media.

Është e vdekur që paguan për të shkuar në Mar-a-Lago.

Është e vdekur që gënjen se ka mbledhur 100.000 nënshkrime.

Riciklon mitologji qesharake të tipit “njeriu i amerikanëve” në Tiranë, si dhe një mentalitet politik skllavi.

Ka të njëjtat ide me Edi Ramën për heqjen e taksave për më të pasurit, ka të njëjtin vizion spekulativ për ekonominë, ka të njëjtin model politik të kryetarit pronar partie.

Ka të njëjtin orientim në politikën e jashtme: foto dhe pazare me sekserët e superfuqisë, mbështetje Izraelit në kulmin e luftës në Gaza.

Ato 100 mijë firmat e tij i ka mbledhur me kalamaj të paguar që njëkohësisht talleshin me “partinë" e tij nëpër Tiranë. Madje nxori edhe në LinkedIn se kërkonte punëtorë për të mbledhur nënshkrime.

Lëre më kur dëgjon deputetin e tij që të hapë barkun me krahasime të llojit “sekuestrimi i monopatinave i përngjan sekuestrimeve të ‘46-s”, “xhihadistët e Tiranës kundër katolikëve të Rrjollit” e k**lliqe të tilla.

Do ishte fatkeqësi që në një moment historik të marrë hov ky lolo që riciklon gjithë obskurantizmin e së vjetrës, duke e vrarë shansin për një ide me të vërtetë të re, për një model ndryshe te ekonomisë dhe politikës. I gjithë vizioni i tij është ai i një pronari call center-i. Shqipëria si call center me në krye Gonen, çfarë grotesku!

Dhe kush mendon se ky është burrë i mirë le të pyesë dikë që ka punuar për një jave te ky dhe do të kuptojë se çfarë meskini është”, shkruan Leka.