Kopliku: Meta tradhtoi votuesit
në zgjedhje të dalim pa LSI-në

Kopliku: Meta tradhtoi votuesit<br />në zgjedhje të dalim pa LSI-në
Deputeti i Partisë Socialiste për Shkodrën, Namik Kopliku, komenton situatën politike në vend dhe koalicionin me LSI. 

Ai deklaroi se mbështet daljen e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit pa LSI-në. 

Kopliku akuzon dhe Metën se tradhtoi votuesit e 2013-ës, të cilët i besuan qeverisjen koalicionit të PS-LSI. 

"Personalisht jam që të shkohet pa meri në zgjedhje por të ndara jo ne koalicion PS - LSI, e në funksion te rezultateve pse të mos behen serish bashke. 
Është një zgjedhje që bën një parti. LSI nuk kishte detyrim ndaj PS. Mendoj se LSI e ka detyrimin ndaj votuesit të majtë të 2013. Nuk më duket se u tradhtua PS, por në një farë menyre pak tradhti i bëhet votuesit të 2013, që ka mandatuar qeverinë, por qendrimi i LSI ka qënë instrument i mire që të dilet nga kriza
", u shpreh Kopliku.

Këshilltari i Metës ironizon Koplikun: Do një vend në listë
Emiljano Aleksi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka ironizuar deklaratën e deputetit socialist, Namik Kopliku i cili u shpreh nga Shkodra se LSI tradhtoi elektoratin që e votoi në 2013-ën.
 
Aleksi shkruan në faqen e tij të Facebook, se deklaratat e Koplikut kanë për qëllim sigurimin e një vendi në listën e deputetëve.
 
"Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit", shkruan Aleksi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA