Kopliku: Shkodra e varfër s'e duroi
dot zotërimin e njerëzve të Topallit

Kopliku: Shkodra e varfër s'e duroi<br />dot zotërimin e njerëzve të Topallit
TIRANË -  Deputeti socialist i Shkodrës, Namik Kopliku, ka deklaruar në studion e emisionit “Airport” se rotacioni politik që ndodhi në Shkodër ka dy arsye bazë: Varfërinë dhe papunësinë që shtrihet kudo dhe mbizotërimin e një grupi të vogël njerëzish të PD-së të drejtuar nga Jozefina Topalli - sipas atij, u arrit deri aty sa në Shkodër, një i majtë të shihej njesoj si çifuti nga gjermanët.
 
Gjykimin e tij, Kopliku e shfaqi gjatë një përballjeje televizive me deputetin e PD-së, Nard Ndoka, kryetar i PDK-së në emisionin e tv "A1Report!" të moderuar nga drejtoresha e "Shqiptarja.com", Anila Basha.
  
I pyetur se përse ndodhi rotacioni politik në Shkodër, deputeti socialist Kopliku tha: "Investimet e shumta që mendohen se janë bërë në Shkodër, janë vetëm kozmetikë; ato janë vetëm në letra, sepse në periferinë e Shkodrës ka varfëri dhe papunësi të madhe. Po të ishte investuar në zonën e Shkodrës, aty do të kishte punësim. Pra, nuk ishim ne që i bindëm qytetarët e Shkodrës, por vetë qytetarët zgjodhën alternativën tonë.”
 
Për të njëjtën pyetje,  Ndoka tha: “Eshtë pozitive që Shkodra u përfshi në realitetin politik shqiptar, kjo duhet pranuar. Por të mos harrojmë faktin se vetë PS-ja me ekipin e vet dukej sikur “këndonte” për kreun e Dhomës së Tregtisë së Shkodrës, një biznesmen, pra, unë gjykoj se fenonemi i futjes së biznesmenëve në politikë është gjëja më e keqe. Letë marrim shembull zn. Hafizi, e cila ka një bashkëshort - biznesmen nga më të të fuqishmit, që ishte suporti i saj. Pra, ajo u zgjodh pikërisht prej suportit të saj financiar. Dhe të tjerë po ashtu dhe kjo krijon një shije jo të mirë. Pra, PS-ja pati tendencën që të vendoste njerëz të fuqishëm nga ana financiare duke i blerë votën qytetarëve. Kësaj mund t’i bëjmë një analizë edhe më të hollësishme më tej.”  

Por, a e kanë shitur shkodranët votën? - pyeti sërish Basha.
 
Socialisti Kopliku tha: "Z.Ndoka tha shumë gjëra e jo vetëm këtë, shitjen e votës; shkaqet e humbjes ai i lidhte më parë me përmbytjet, por tani na doli edhe shitja e votave. Në fakt, përveç papunësisë dhe varfërisë, një shkak shumë i fuqishëm për shpirtin demokrat të shkodranëve është deformimi i demokracisë që është bërë nga strukturat lokale dhe qendrore të PD-së. Arriti puna që në Shkodër të shikohej një i majtë siç shikohej nga gjermanët, një çifut dikur. Dhe kjo u kthye në mbizotërim të një grupi të vogël të PD-së, që në Shkodër ka pasur shumë rëndësi, shumë peshë dhe shkodranët nuk po ia duronin dot më ndjenjën e zotërimit. Shkodra nuk e ka pranuar një gjë të tillë asnjëherë, sepse shkodranët janë shpirt i lirë, sepse Shkodra është antiregjim. E tërë Shqipëria ka qënë e shtypur nga qeverisja e PD-ja, por Shkodra ka qënë dyfish e shtypur nga një grup i vogël që drejtohej nga znj.Topalli.

E sa për listën e deputetëve, lista jonë nuk mund të quhet listë e biznesmenëve," - vuri në dukje ai, - "sepse jemi tre pedagogë aty;  kemi edhe dikë që nuk është pedagog, z.Zef Çuni, një njeri shumë i mirëpritur. Por kemi në listë edhe z.Paulin Stërkaj, që ka kaluar edhe me PD-në, por është figurë e njohur që e kanë dashur dhe ka pasur mbështetje ndaj ka fituar. Pra, lista jonë ishte shumë solide dhe përfaqësonte çdo shtresë, ndaj ne fituam," - theksoi Kopliku.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet