Kopshtet e Tiranës pa ngrohje
fëmijët flenë me xhupa

Kopshtet e Tiranës pa ngrohje<br />fëmijët flenë me xhupa
TIRANE- Të vegjëlit e kryeqytetit, të cilët frekuentojnë kopshtet publike, po kalojnë ditë të vështira. Megjithëse temepraturat kanë ardhur duke rënë, sistemi i kaldajave nuk është vënë ende në punë. Kjo ka bërë që në kopshte situata të jetë mjaft problematike, pasi të vegjëlit jo vetëm që se durojnë shumë të ftohtit, por qëndrojnë edhe për një kohë të gjatë në të njëjtin ambient pa lëvizur.

E njëjta situatë është thuajse në të gjitha kopshtet e kryeqytetit. Në sallën e madhe që kanë në dispozicion të vegjëlit, në të cilën luajnë dhe ushqehen, ata qëndrojnë gjatë gjithë kohës të veshur të gjithë me xhupa. Madje ka edhe nga ata që prindërit i porosisin të mos heqin as dorezat nga duart, pasi e ndijnë përnjëherë të ftohtin.

Megjithëse kujdestaret e tyre përpiqen që t'i angazhojnë në lojra të ndryshme, në mënyrë që ata të mos qëndrojnë në një vend, por të jenë gjithmonë në lëvizje, sërish nuk ia dalin që të vegjëlit të mos e ndjejnë
të ftohtin. Por situata bëhet më e rëndë kur vjen orari për t'i vënë në gjumë. Dhoma e gjumit është më e ftohtë, pasi aty nuk ka lëvizje. Në këtë situatë, edukatoret janë të detyruara që t'i vënë fëmijët në gjumë jo me rroba të lehta, por me disa triko të veshura, në mënyrë që të vegjëlit të mos kenë të ftohtë. Megjithëse kujdestaret e tyre përpiqen që t'i angazhojnë në lojra të ndryshme, në mënyrë që ata të mos qëndrojnë në një vend, por të jenë gjithmonë në lëvizje, sërish nuk ia dalin që të vegjëlit të mos e ndjejnë të ftohtin. Por situata bëhet më e rëndë kur vjen orari për t'i vënë në gjumë. Dhoma e gjumit është më e ftohtë, pasi aty nuk ka lëvizje. Në këtë situatë, edukatoret janë të detyruara që t'i vënë fëmijët në gjumë jo me rroba të lehta, por me disa triko të veshura,në mënyrë që të vegjëlit të mos kenë të ftohtë."Gjatë gjithë kohës që rri në kopësht rri me xhup të veshur dhe ia heqin vetëm kur fle gjumë. Por edhe atëherë, ngaqë dhoma është e ftohtë, i vënë jo me rroba të përshtatshme, por të veshur trashë, por zgjohen nga gjumi ujë në djersë. Është një situatë absurde. Po na i bëjnë fëmijët për spital", - na thotë një prind i cili e ka vajzën në një nga kopshtet që mbahet si ndër më të mirët në Tiranës, dhe ku fluksi i fëmijëve që e frekuentojnë është shumë i madh. Ndërkohë që interesimit tonë, se përse drejtoritë e kopshteve nuk blejnë ngrohës të thjeshtë për të zbutur disi situatën ata na thonë se jo vetëm që nuk kanë para, por kanë probleme edhe me faturat e energjive që iu vijnë më pas. "Po në fakt kjo nuk është e parashikuar në buxhet, ndaj ne nuk kemi para për t'i blerë, por edhe nëse do i siguronim në mënyrë private, sërish e kemi të pamundur të shlyejmë faturën e dritave, pasi ne duhet të ngrohemi me kaldajën", - na shpjegojnë ata.
 MUNGESAT
Shkak për këtë situatë është fakti se sistemi i ngrohjes që sigurohet nëpërmjet kaldajës nuk është vënë ende në punë. Mësohet se bashkia e Tiranës ka shpallur procedurat e tenderit për blerjen e lëndës djegëse, por ende nuk është shpallur fituesi dhe as nënshkruar kontrata përkatëse. Dhe duket se derisa të përfundojnë këto procedura ligjore, të vegjëlit e kopshteve do të vazhdojnë të ngrohen me frymën e njëri-tjetrit. Mësojmë se gjatë viteve të kaluara, kaldajat për të gjithë kopshtet çerdhet e shkollat viheshin në punë më 15 nëntor dhe mbaheshin ndezur deri sa të vegjëlit linin ambientet në orën 17:00 të pasdites.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët