Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla

Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla

Erion Veliaj me Fatmir Xhafaj tek Kopshti nr.10

Nga sot, Tirana ka një tjetër hapësirë kushtuar edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve të vegjël. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti Fatmir Xhafaj vizituan kopshtin e ri në Njësinë 10, i cili e çon në 109 numrin total të çerdheve dhe kopshteve të reja të hapura në kryeqytet në këto 9 vite. Veliaj tha se hapja e institucioneve të reja arsimore do të vazhdojë edhe në zona të tjera të Tiranës, me fokus lagjen “Rilindja” te Unaza e Madhe.

“Më vjen mirë që e çliruam këtë hapësirë dhe e ndërtuam nga e para. Për ne ky është kopshti ose çerdhja e 109-të që hapim në Tiranë. Për dikë mund të duket statistikë, por kur mendon që secila prej tyre është një vatër e madhe, që i ka sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm komunitetit, jo vetëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve, por edhe për lehtësimin e prindërve, që ata t’i rikthehen karrierës, të sjellin një rrogë tjetër në shtëpi, është vërtet bekim”, tha ai. 

Veliaj shtoi se bashkia do të vijojë hapjen e institucioneve të reja arsimore, duke marrë edhe hapësira me qira në ato zona ku nuk ka hapësira publike për t’i shërbyer komunitetit.

“Do të veprojmë si te Fresku, te “Kodra e Diellit”, te lagjja “Rilindja” në Unazën e Madhe, duke marrë ndërtesa me qira aty ku nuk ka hapësira. Kështu, rikuperojmë menjëherë edhe shërbimin e munguar në lagjet e reja”, nënvizoi ai. 

Kryetari i Bashkisë siguroi se mbështetja për familjet shqiptare do të vijojë të rritet. Ai njoftoi se bashkia do të vijojë të buxhetojë për çerdhe dhe kopshte të reja, ndërsa pensionistët do të udhëtojnë falas me transportin publik nga 1 janari. Gjithashtu, duke filluar nga shtatori tjetër, të gjithë nxënësit do të kenë ushqim falas në shkollat e Tiranës.

“Ne do të buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja, siç do buxhetojmë që në datën 1 janar pensionistët, gjyshërit dhe gjyshet e këtyre fëmijëve, të udhëtojnë falas me autobus. Siç do buxhetojmë që motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj të këtyre fëmijëve të kenë ushqimin falas në shkolla nga shtatori i vitit tjetër. Do të jetë një revolucion për t’u siguruar se e njëjta traditë ushqimore, e kalorive, e vitaminave që fëmijët po i marrin në kopshtet dhe çerdhet tona, të vazhdojë edhe në shkollë, që t’i marrin vlerat ushqimore njësoj”, shtoi kreu i Bashkisë.

Veliaj theksoi se standardet e ofruara nga çerdhet dhe kopshtet publike, si në ushqim, higjienë, ndriçim dhe metodologjinë moderne të edukimit “Reggio Emilia,” janë të pakrahasueshme edhe me ato private.

“Ne kemi pas shkolla si “Bedri Llagami” në Vaqarr, kur ti duhet të hyje brenda lokal që ishte ndërtuar në oborr të shkollës dhe të dilje nga ana tjetër e lokalit për t’u futur në shkollë. Me shumë shpresë këto do kthehen në përrallë nga e kaluara sepse nuk mund ta imagjinoj dot që në 2024 të ketë zaptim territoresh. Më vjen mirë që sot ka fituar qytetari, ka fituar publikja dhe nuk ka fituar privatja apo forca e muskulit të dikujt që thotë: Këtë e zura unë dhe nuk ka hapësirë për të tjerët”, deklaroi ai.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu hajdut hengri fiq e vdiq se nuk ngopem: 25/11/2024 17:07

    Ky do buxhetoj cerdhe e kopshte ndersa femijet e vet e con ne kopesht me vit akademik 6 Mije euro..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive