TIRANE- Një tërmet me magnitudë 4 ballë e Shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit.

Lëkundjet janë ndier rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm dhe epiqendra ka qënë 16 km larg qytetit të Pogradecit në thellësinë 10 km.

Sipas informacioneve lëkundjet e tërmetit janë ndier në qytetin e Korçës, Pogradecit dhe zonave përreth por nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.
(sg/shqiptarja.com)