Korça përfiton nga gabimi i Kukësit
shtyhet në Vlorë,barazim në Shkodë

Korça përfiton nga gabimi i Kukësit<br />shtyhet në Vlorë,barazim në Shkodë
Kukësi gabon aty ku nuk pritej, duke humbur dy pikë me shumë vlerë në Fier, teksa barazoi me Apoloninë me rezultatin 2-2. Në fakt për mënyrën si rrodhi loja, Kukësi ishte me shumë fat, pasi Apolonia ishte pranë fitores. Ndeshja nisi e mirë për fierakët që brenda 13 minutave kaloi dy herë në avantazh me Filin në të 11’ dhe me Uzunin në të 13’ duke shokuar miqtë që e kishin marrë më lehtë në letër.

Pas dy golave, vendasit u mbrojtën me kujdes duke mbajtur të paprekur rrjetën deri 7 minuta nga fundi, atëherë kur ngushton fillimisht shifrat Lushtaku, ndërsa në kohën shtesë është sulmuesi Pero Pejic që barazon duke shpëtuar nënkampionët nga humbja. Ndërsa Apolonia nga java në javë po rrit akoma më shumë cilësinë e lojës duke qenë rrezik serioz për cdo kundërshtar, nëse nuk do të lëshojë deri në fund edhe pse sipas të gjitha gjasave do të presë biletën për në Kategorinë e Parë. Në Durrës, Skënderbeu fitoi ngushtësisht 0-1 duke iu falur një goli të kapitenit Shkëmbi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Fillimi i së dytës solli rritjen e ritmit të lojës nga vendasit për të barazuar, por kampionët deri në fund nuk lejojnë barazimin duke u afruar edhe më shumë me kreun pas barazimit të Kukësit. Hap fals i Vllaznisë që trondit seriozisht stolin e teknikut italian Raineri. Kuqeblutë ndanë nga një pikë me Elbasanin. Nga një gol për cdo pjesë u shënuan nga dy ekipet, teksa Vllaznia kaloi e para në avantazh me Hajdarin, ndërsa Jontasha barazoi për verdheblutë, që gjithsesi janë larg shpëtimit nga zona e ftohtë.

Ndeshja Flamurtari-Laçi e planifikuar që të zhvillohet në Vlorë është shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike në qytetin bregdetar. Reshjet e dendura të shiut dhe breshrit që ranë për disa minuta në qytetin e Vlorës përmbytën fushën e stadiumit që mban të njëjtin emër si të ekipit kuqezi bënë që ndeshja të anulohet. Gjyqtari, delegati dhe vëzhguesi së bashku me dy kapitenët e ekipeve, pasi inspektuan gjendjen e fushës vendosën shtyrjen. Arbitri bëri disa prova me kërcimin e topit, duke konfirmuar gjendjen e rënduar të fushës.


rama


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni