Korçarët tubim paqësor për
Skënderbeun,Takaj kërkon negociata

Korçarët tubim paqësor për<br />Skënderbeun,Takaj kërkon negociata<br /><br>
Korçarët janë bërë bashkë dhe do të ngrihen ditën e mërkurë, në orën 13:30, te sheshi para Katedrales së qytetit, në një tubim paqësor. Qytetaria korçare ka organizuar gjithçka dhe është bërë gati çdo gjë që tubimi të jetë paqësor.

Organizatorët, mes të cilëve intelektualë, pedagogë dhe figura të respektuara në qytetin juglindor, kanë bërë kërkesën në polici për organizimin e këtij tubimi dhe deri në njoftimin pranë bashkisë që çdo gjë të jetë e ligjshme. Mesazhi i qartë i këtij tubimi paqësor është i thjeshtë: “Një qytet i tërë jeton me futbollin, një qytet i tërë dashuron Skënderbeun”. 

Tubimi pritet që të zgjasë rreth 30 minuta dhe në fund do të hidhen të gjitha firmat në një letër që do t’i dërgohet UEFA-s për të mos dënuar një qytet të tërë, që ekipin e Skënderbeut e ka krenari.
Sakaq Report TV nga burime pranë ekipit të Skënderbeut ka mësuar se presidenti Ardian Takaj ndodhet jashtë Shqipërisë për të negociuar me një studio ligjore e cila do të bënë mbrojtjen e Skënderbeut pas hetimit dhe propozimit për tu dënuar me 10 vjet përjashtim nga kompeticionet e UEFA.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron