KORÇË - Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, ku më 7 mars 1887 u çel Shkolla e Parë Shqipe, në këtë ditë kushtuar arsimtarëve, ka hapur sërish dyert, duke pritur vizitorë të shumtë, jo vetëm nxënës shkollash, por edhe qytetarë nga Kosova e Maqedonia.
Gjatë vizitës në ambientet e muzeut, të gjithë kanë mundësi të njihen nga afër me historikun, por dhe me kontributin e mësuesve të parë që ndër vite kanë propoganduar për dije e kulturë.
Drejtori i muzeut, Ladi Toroveci, tregon se ndryshe nga çdo ditë tjetër e vitit, në këtë 126 vjetor të shkollës së parë shqipe, muzeu ka pritur mysafirë të shumtë, ku padyshim ka spikatur koloria e ngjyrave dhe urimeve. Sipas tij,vetëm gjatë javës së festës, Muzeu i Arsimit është vizituar nga 15 000 qytetarë.
Në këtë ditë kushtuar mësuesit, në të gjitha shkollat u kryen veprimtari të larmishme.
Veprimtari kushtuar pishtarëve të dritës u organizuan edhe nga Prefektura dhe bashkia e Korçës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com