KORÇË- Policia e Korçës ka kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për kapjen e asaj që dyshohet të jetë një nga bandat që merren me grabitje në këtë qytet.
Aksioni i efektivëve të Policisë është kryer rreth orës 6 të mëngjesit dhe ka çuar në arrestimin e 4 personave, të dyshuar për grabitje në tentativë.
Të 4 shtetasit e ndaluar dyshohet nga ana e Policisë së Korçës se janë përfshirë dhe në grabitje të tjera, ndërsa bëhet me dije dhe se janë persona me precedent penal.
Ndërkohë, hetimet nga ana e organeve të Policisë së Shtetit po vazhdojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të çështjes.
/Shqiptarja.com