Korçë, 4967 fëmijë nuk 
marrin shpërblimin e lindjes

Korçë, 4967 fëmijë nuk <br />marrin shpërblimin e lindjes
KORÇË- 4967 fëmijë në qytetin e Korcës nuk kanë marrë ende shpërblimin e lindjes pranë Bashkisë edhe pse kjo është një e drejtë e caktuar me ligj për cdo foshnjë të ardhur në jetë. Fëmijët që nuk kanë marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja, janë ato që kanë lindur nga tetori i vitit 2010.

Përgjegjësja e publikimeve pranë Bashkisë Korëë, Larisa Katundi, pohon se Ministria e Brëndshme nuk ka derdhur fondet për dhënien e këtij shpërblimi. Sipas saj pavarsisht raportimeve të përmuajshme që zyra e financës dhe ajo e gjëndjes civile çojnë në MB, ende nuk ka patur asnjë përgjigje konkrete lidhur me çeljen e fondeve.

Ajo pohon se pranë zyrës së financës paraqiten çdo ditë prindër që interesohen për marrjen e shpërblimit, por deri më tani askush nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive.

Bashkia e Korçës duhet të shlyejë rreth 24 milion lekë prindërve që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre prej tetorit të 2010-ës. Ndërkohë mosmbëritja e fondeve për një kohë të gjatë nga Ministria e Brendshme pritet të sjellë si rezultat dhe rritje në listë të numrit të foshnjave që nuk marrin shpërblimin prej 5 mijë lekësh.
(al/fj.di/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Mbrojtjes: Po përgatisim një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes: Po përgatisim një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve