Korçë, 82 vjeçari vrasës
i shpëton burgut përjetë

Korçë, 82 vjeçari vrasës<br />i shpëton burgut përjetë
KORÇË- I shpëton burgimit të përjetshëm 84 vjeçari, Gaqo Dumka, i cili në gusht të vitit të kaluar masakroi me sëpatë Liljana Arapin.
Gjykata e Korcës ka pranuas sot kërkesën për gjykim të shkurtuar për Dumkën të paraqitur nga mbrojtja. I këtij mendimi ka qenë edhe prokurori i çështjes, i cili ka kërkuar kohë për paraqitjen e konkluzioneve të hetimit.

Me gjykimin e shkurtuar 84-vjecari Dumka pritet të përfitojë ulje të 1/3 së masës së dënimit, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm. Sipas togave të zeza, Gaqo Dumka akuzohet për vrasje me paramendim dhe rrezikon 25 vjet burg.

MASAKRA
Më 11 gusht të vitit 2011, 82 vjeçari ka vrarë dhe më pas ka copëtuar me sëpatën e tij trupin e 42 vjeçares Liljana Arapi, me të cilën në atë kohë u konfirmua se kishte patur marrëdhënie intime. Policia i gjeti copat e trupit të shpërndara në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të qytetit. Vetë Dumka pohoi se e kishte kryer krimin dhe shkaku i masakrës ka qenë xhelozia.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete