Humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me murin e hipotekës në Korçë, plagoset rende drejtuesi i automjetit dhe merr plagë të lehta pasagjeri. I plagosur ka mbetur R. Hasimllari, 26 vjeç dhe E. J nga fshati Symiz, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip Benz me targë, AA 700 GZ, rreth orës 01.00 të së shtunës ka dalë nga rruga.
Ai është përplasur me murin e hipotekës së Korçës dhe për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit, si dhe ka marrë plagë të lehta posagjeri E. J, rreth 35 vjeç. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/Shqiptarja.com