TIRANË- Është arrestuar pasditen e sotme autori i vendosjes së lëndës plasëse makinës së drejtorit të Drejtoisë Arsimore të Korçës, Kristaq Grabocka.
 
Sipas burimeve policore të Korçës, ai është Oltjon Kondi 36 vjeç, i cili në datë 25 janar të këtij viti i kishte vendosur eksploziv makinës së drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Korçës, e parkuar në pranë banesës së tij.

Më datë 25 janar të këtij viti  iu vu lëndë ekspolozive makinës së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Korçës, Kristaq Grabocka. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës të datës 25 janar, shumë pranë banesës ku jetonte Grabocka.
 
Drejtori Grabocka deklaroi se ngjarja kishte lidhje me detyrën e tij. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)