Korçë, Dade: Guvernatori i ri, s’ka
formulë të gatshme, votoj më të mirin

Korçë, Dade: Guvernatori i ri, s’ka<br />formulë të gatshme, votoj më të mirin
KORCE- Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, njëherësh kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, duke folur nga qyteti i Korçës është ndalur tek skandali i vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë. Dade tha se është e rëndësishme që depozitat e shqiptarëve të jenë të sigurta, duke theksuar se hetimet duhet të vazhdojnë. Lidhur me zgjedhjen e guvernatorit të ri të BSH, Dade tha se nuk ka një formulë të gatshme, ndërsa theksoi se do të votojë kandidaturën më të mirë për këtë post. Ndërkaq, deputetja socialiste theksoi se qeveria duhet të tregojë vëmendje në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës së BSH, duke u shprehur se emërimi duhet të bëhet sipas standardeve dhe parametrave ndërkombëtare.
 
“Hetimet për vjedhjen e BSH duhet të vazhdojnë. E rëndësishme është që depozitat e shqiptarëve janë të sigurta. Por skandali në BSH, nuk ka ndikim në politikën monetare. Vlerësojmë punën e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi. Qeveria duhet të ketë vëmendje në zgjedhjen e anëtarëve të KM, dhe duhet të bëhet sipas standardeve dhe parametrave ndërkombëtare. Për zgjedhjen e guvernatorit të ri, shqiptar apo i huaj, nuk ka formulë të gatshme, unë do votoj më të mirin. Duhet të bëjmë kujdes në këtë situatë për të zgjedhur anëtarë me individualitet dhe me përvojë në sistemin bankar, dhe gjithashtu duhet të kenë edhe integritetin moral”, tha Dade.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën