Korçë, dhunohet e moshuara
i vjedhin paratë e shtëpisë

Korçë, dhunohet e moshuara<br />i vjedhin paratë e shtëpisë
KORÇË - Një e moshuar 60 vjeçare është dhunuar nga disa persona që kanë hyrë në banesën e saj dhe e kanë grabitur, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur sot në dt 04.02.2012 gjatë orëve të mëngjesit. Policia tha se është marrë njoftim se persona të paidentifikuar, të pajisur me mjete maskimi (kapuc), kanë vjedhur në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës banesen e shtetases me iniciale L.B, ku e kanë goditur me mjete të forta në pjesen e kokës, dhe më pas autoret kanë përvetësuar në banese një sasi lekësh.
Menjehere pas marrjes se njoftimit është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon puna për identifikimin e autorëve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Policia bën me dije se e dëmtuara me inicialet L.B pas mjekimit të marre në spitalin rajonal të Korçës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin