Policia e Korçës ka vënë në pranga një 35-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Petrit Cene nga fshati Mborje i Korçës është arrestuar sot, pasi një ditë më parë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, A.C, 33 vjeç.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a  i Kodit Panal.

Redaksia Online
Shqiptarja.com