KORÇË - Falsifikonin vulat e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, bien në pranga dy persona.
Policia e Korçës ka bërë të ditur se, mbrëmjen e djeshme në orën 22:00 ka përfunduar me sukses operacioni “Fund 2013”. Gjatë këtij aksioni, janë arrestuar, Kostaq Gjoka, 46 vjeç dhe Fredi Sadulla, 49 vjeç, të dy banues në Korçë.
Arrestimi i tyre është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej 3 muajsh, në një lokal në lagjen numër 14 në Korçë, pronë e Kostaq Gjokës, kryenin falsifikimin e vulave të pikës së kalimit kufitar të shtetit grek “Cristalopigi”, kundrejt shumave 20 deri në 50 euro, për çdo vulë.
Ndërkaq, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Kostaq Gjoka, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës 1550 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy pasaporta biometrike me vula të falsifikuara si dhe mjete të cilat shërbenin për fallsifikimin e vulave.
Arrestimi i tyre është bërë për vepra penale “falsifikimi i vulave, stampave e formularëve” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com