KORÇË - Një automjet tip furgon ka përplasur  një kalimtar në aksin Korçë-Pogradec. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur 29-vjeçari, Lulzim Topalli
 
Sipas policisë 29-vjeçari ka marrë fraktura të shumta në gjymtyrë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
 
Pas aksidentit 29-vjeçari, Lulzim Topalli u dërgua në Spitalin e Korçës për të marrë mjekimin e nevojshëm.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)