Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar pasi pas një konflikti të çastit tentoi të vrasë me sende të forta një 31-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrëz të Korçës dhe i plagosuri me iniciale A. H ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë, ku u transportua për mjekim më të specializuar. Mbi autorin Klodian Hanelli me vendbanim në fshatin Symiz rëndon akuza “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë.