KORCE- Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës në Korcë, Ilir Frashëri. Vendimi për pezullimin e tij u mor ditën e sotme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për shkak se prej 5 ditësh një i dënuar i cili kishte marrë leje për disa orë për arsye familjare nuk është kthyer më në qelitë e burgut. 
Marsel Froso për arsye familjare kishte kërkuar leje pranë autoriteteve të burgut të Drenovës dhe i ëshët dhënë leje vetëm për disa orë. I dënuari, Marsel Froso, 25 vjec nga Pogradeci, jo vetëm që nuk është kthyer në qeli brenda ditës sic ishte firmosur leja, por kjo nuk ka ndodhur as pas 5 ditësh. 
Në këto kushte Drejtori i Përgjithshëm i Brgjeve ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të burgut të Drenovës, Ilir Frashëri. 
(jd/shqiptarja.com)