KORÇË - Është gjetur dhe konfiskuar sot një sasi e konsiderueshme municionesh në shtëpinë e një shtetasi.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Proptish të Korçës në shtëpinë e Shpëtim Gjonas, 32 vjeç, i cili edhe është arrestuar menjëherë nga policia pas një kontrolli në banesë.

Gjonës iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 mitraloz, 300 fishekë model 56, 200 copë kallëpe tritol 200 gramësh, 100 metër fitil zjarpërcjelles, 500 copë kapsolla detonatore.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)