KORÇË - Arrest me burg, ka vendosur Gjykata e Apelit në Korçë për Ylber Zyberin, ish-drejtorin e Policisë së Kufirit në qytetin juglindor.
Seanca është zhvilluar ditën e sotme, ndërsa Zyberi nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.
I pranishëm në seancë, Zyberi ka deklaruar se, akuzat ndaj tij janë të sajuara dhe se ai nuk është fajtor.
Sipas tij, ai kishte njoftuar policinë për kontrabandën por nuk ishte ndihmuar. Zyberi ka deklaruar se, vendin nga ku bëhej kontrabanda e kishte prishur me mjete të rënda.
Ndërkaq, prokuroria ka deklaruar se, eksiztojnë prova, përgjime në terren që rëndojnë pozitën e ish-drejtorit të Kufirit, Ylber Zyberi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com